Kurti: Diaspora është moti pasuri e çmuar e popullit tonë, është burim kryesor për zhvillim

  • E.K /
  • 19 May 2023 - 10:10
Kurti: Diaspora është moti pasuri e çmuar e popullit tonë, është burim kryesor për zhvillim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se diaspora luan rol të jashtëzakonshëm në zhvillim dhe se është pasur e çmuar e pupullit të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se burim i zhvillimit është diapsora.

Kurti shtoi se me Ligjin e ri për zgjedhjet do t’i jepet fund një padrejtësie të kamotshme ndaj diasporës.

Kreu i ekzekutivi sqaroi se me ndryshimet e bërë në ligj, ambasadat e konsullatat do të shndërrohen në qendra të votimit.

“Jam i nderuar të flas para jush. Diaspora luan rol të jashtëzakonshëm në zhvillim, nga sipërmarrjet deri të investimet. Diaspora është moti pasuri e çmuar e popullit tonë, burim kryesor për zhvillim është diaspora, prandaj edhe po punojmë që të rritet roli juaj për ndryshime që kanë filluar të marrin formë në Kosovë. Qysh në fillim kemi promovuar dialogun me mërgatën, brenda 2 vjetëve kemi arritur t’i përditësojmë mbi 20 qendra ku jeton mërgata. Gjithashtu, e kemi përfshi diasporën në hartimin e politikave. Në Qeverinë tonë ka ministra, zv.ministra e ekspertë që vijnë nga diaspora”.

(Kosova Sot Online)