Prishtinë: Këto lagje do të mbesin nesër pa ujë

  • E.K /
  • 19 May 2023 - 10:20
Prishtinë: Këto lagje do të mbesin nesër pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se disa lagje të Prishtinës nesër do të mbesin pa ujë, pasi do të realizohen punime teknike në ndërrimin e gypit AC fi 200 në rrugën ” Tirana ” në Prishtinë duke filluar nga ora 09:00-16:00, përcjell “Kosova Sot Online”.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se ditën e nesërme, më 20 maj do të realizohen punime teknike në ndërrimin e gypit AC fi 200 në rrugën ” Tirana ” në Prishtinë duke filluar nga ora 09:00-16:00.

Realizimi i punimeve teknike ka për fokus përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe zvogëlimin e humbjeve teknike të ujit.

Gjatë kësaj periudhe kohore, pa furnizim me ujë mbesin këto zona shërbimi:rruga e ” Tiranës “, lagjja Arbëria pjesa nga hekurudha deri te rruga” Ahmet Krasniqi “, Komuna e Re, rruga” Bashkim Fehmiu”, rruga ” Vicianum”, rruga ” Nora e Hotit”, Stadiumi i Prishtinës me lokale përreth tij.

(Kosova Sot Online)