Shefi i operativës rajonale të Mitrovicës së Veriut: Policia e Kosovës i ka marrë të gjitha masat e sigurisë

  • E.K /
  • 19 May 2023 - 10:32
Shefi i operativës rajonale të Mitrovicës së Veriut: Policia e Kosovës i ka marrë të gjitha masat e sigurisë

Shefi i operativës rajonale të Mitrovicës së Veriut, Majori Shkëlzen Xhafa,  ka thënë se nuk presin që të ketë tensione në betimin e kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka shtuar se sa i përket aspektit të sigurisë, Policia e Kosovës ka marrë të gjitha masat e sigurisë.

“Policia e Kosovës në bazë të autorizimeve të tyre i ka marrë të gjitha masat në aspektin e sigurisë. Ne si Polici kemi vendosur zyrtar policor të rregullt që më shumë do të merren me çështjet e trafikut se nuk presim që të ketë ndonjë tension në këtë inagurim…Kem zyrtar civil brenda e rreth objektit. Nuk ka ngritje të masave. Të gjitha masat janë ndërmarrë sikur në çdo vend tjetër”, ka deklaruar ai.

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, do të bëjë betimin më 19 maj në ndërtesën e kësaj komune, me ç’rast do të nisë zyrtarisht mandatin e tij si kryetar.

(Kosova Sot Online)