53-vjeçari merret peng nga 23-vjeçari, kërcënohet me thikë

  • E.K /
  • 19 May 2023 - 13:58
 53-vjeçari merret peng nga 23-vjeçari, kërcënohet me thikë

Policia ka arrestuar një 23-vjeçar në Tiranë, pasi i hoqi lirinë një shtetasi 53 vjeç duke e kërcënuar me mjet prerës dhe i mori me dhunë celularin atij, raporton “Kosova Sot Online”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 53-vjeçari është takuar me të riun te Brryli, pasi kishin komunikuar në rrjetet sociale, dhe më pas ky i fundit, duke e kanosur me mjet prerës (thikë), e ka dërguar atë në një banesë private, në zonën e Ali Demit, ku më pas i ka marrë me dhunë aparatin celular.

Policia ka njoftuar se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare dhe 1 mjet prerës (thikë).

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Brryli”.

I hoqi lirinë një shtetasi duke e kërcënuar me mjet prerës dhe i mori me dhunë celularin atij, vihet në pranga 23-vjeçari.

Sekuestrohen 2 aparate celulare dhe 1 mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit nga një 53-vjeçar, për një shtetas që i kishte hequr lirinë duke e kanosur me thikë dhe i kishte marrë me dhunë celularin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brryli”, për zbardhjen e këtij rasti.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. T., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 53-vjeçari është takuar me shtetasin A. T., te Brryli, pasi kishin komunikuar në rrjetet sociale, dhe më pas shtetasi A. T., duke e kanosur me mjet prerës (thikë), e ka dërguar atë në një banesë private, në zonën e Ali Demit, ku më pas i ka marrë me dhunë aparatin celular.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare dhe 1 mjet prerës (thikë).

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)