Elbert Krasniqi i ofron mbështetje kryetarit të Mitrovicës së Veriut

  • E.K /
  • 19 May 2023 - 14:27
Elbert Krasniqi i ofron mbështetje kryetarit të Mitrovicës së Veriut

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ka uruar punë të mbarë kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Sot, pas ceremonisë së betimit, kisha nderin të pritem në takim nga Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq”, shkroi Krasniqi.

Krasniqi tha se Qeveria do ta mbështes kryetarin e ri, në mënyrë që të krijohen kushtet sa më të mira për qytetarët.

“Do të angazhohemi si qeveri në mbështetje të kryetarit për përmbushjen e obligimeve dhe krijimin e kushteve sa më mira për qytetarët”, shkroi ai. “Në shërbim të qytetarëve”.

(Kosova Sot Online)