Kuzhinieri shpëton 3-vjeçarin nga përmbytjet në Itali

  • E.K /
  • 19 May 2023 - 15:37
Kuzhinieri shpëton 3-vjeçarin nga përmbytjet në Itali

Një video që po bën xhiron në internet  tregon momentin kur shpëtohet një 3 vjeçar nga përmbytjet në Itali, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në qytetin Cesena një nënë me djalin e saj të vogël nuk kanë arritur të lëvizin përtej hyrjes së pallatit.

Për fatin e mirë një 36-vjeçar, shef kuzhine nga Beogradi, i ndihmoi të dilnin nga një situatë e vështirë dhe fotot e momentit të shpëtimit u shpërndan në internet.

(Kosova Sot Online)