Serwer: Serbia ka vepruar zgjuar në kanalet diplomatike dhe lobuese

  • A.P /
  • 19 May 2023 - 16:01
Serwer: Serbia ka vepruar zgjuar në kanalet diplomatike dhe lobuese

Profesori amerikan, Daniel Serwer, i cili ndjek zhvillimet në rajon, thotë se Serbia ka vepruar me mençuri në diplomaci dhe në lobim, për të përmirësuar raportet me SHBA-në, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Serbia ka vepruar zgjuar në kanalet diplomatike dhe lobuese, ku ka gjetur më shumë pëlqim se në të kaluarën. Kosova i ka thënë disa herë jo SHBA-së, sepse çfarë i kërkohej të bënte, Qeveria nuk e ka vlerësuar në interes të saj. Ka raste kur Prishtina ka mundur të mbështetej para dhe jo mbrapa, por nuk jam i sigurt se do të bënte dallim të madh”, ka thënë Serwer.

Gjuriq fliste vetëm për afërsi dhe pika që e bashkojnë Serbinë dhe SHBA-në. Por, është lidhja historike me Rusinë, që e ndesh me Perëndimin. Megjithatë, Serbisë nuk ia ka prishur punët me SHBA-në as përkrahja që i dha me marshe dhe me mossanksionim Rusisë në agresionin ndaj Ukrainës.

Profesori amerikan thotë se nuk mund të gjejë asnjë arsye që mund ta bëjë SHBA-në të lavdërojë qasjen e Serbisë karshi Rusisë dhe Ukrainës.

“Me sa di unë, SHBA-ja nuk e ka mbajtur Serbinë përgjegjëse për dështimin e saj që të rreshtohet me sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë ose të ofrojë më shumë se përkrahje nominale për Ukrainën. Amerikanët duket se e kanë mashtruar vetën. Natyrisht, mund të ketë diçka që unë nuk e di, por nuk ka asnjë arsye të mirë që mund ta mendoj që SHBA-ja të lavdërojë politikën e Serbisë ndaj Ukrainës”, ka thënë Serwer.

Ka zëra që thonë se qasja e butë e SHBA-së, qëndrimet e ambasadorit Hill janë në kuadër të përpjekjeve për ta shkëputur Serbinë nga Rusia. Serëer thotë se SHBA-ja po dështon edhe në këtë pikë.

“Po, por kjo nuk po funksionon. Nuk ka asnjë shenjë të shkëputjes nga Rusia ose një drejtim më pro-perëndimor i Serbisë. Serbia është ulur në dy stole: Kina dhe Rusia, jo SHBA-ja dhe BE-ja”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)