Në Ambasadën e Malit të Zi humb jetën punonjësi

  • A.P /
  • 19 May 2023 - 17:00
Në Ambasadën e Malit të Zi  humb jetën punonjësi

Punonjësi 62 vjeçar për shërbimin privat të sigurisë fizike të Ambasadës së Malit të Zi në Shqipëri, ka ndërruar jetë mesditën e sotme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e jep policia përmes një njoftimi.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.05.2023, rreth orës 15:45, ka ndërruar jetë punonjësi për shërbimin privat të sigurisë fizike të Ambasadës së Malit të Zi, shtetasi E. M., 62 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)