Erdogan: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Moskës

  • A.P /
  • 19 May 2023 - 20:01
Erdogan: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Moskës

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka folur për marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë, duke i quajtur si ‘speciale’.

Në një intervistë për CNN, Erdogan ka hedhur poshtë edhe një herë mundësinë për të vendosur sanksione kundër Rusisë, duke i cilësuar marrëdhëniet me këtë të fundit “speciale”.

“Ne nuk jemi në pikën ku mund të vendosim sanksione kundër Rusisë, siç ka bërë Perëndimi. Ne nuk jemi të detyruar nga sanksionet perëndimore. Ne jemi një shtet i fortë dhe kemi një marrëdhënie pozitive me Rusinë. Rusia dhe Turqia kanë nevojë për njëra-tjetrën në çdo fushë të mundshme”, tha presidenti turk.

(Kosova Sot Online)