Obaman dhe 500 amerikanë të tjerë Rusia i shpall 'Non Grata'

  • A.P /
  • 19 May 2023 - 21:05
Obaman dhe 500 amerikanë të tjerë Rusia i shpall 'Non Grata'

Rusia ka ndaluar 500 shtetas amerikanë të hyjnë në territorin e saj, përfshirë ish-presidentin demokrat të SHBA-së, Barack Obama , si hakmarrje për sanksionet e vendosura nga Uashingtoni, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ndalimi vjen “në përgjigje të sanksioneve anti-ruse të vendosura rregullisht nga administrata Biden”, tha Ministria e Jashtme ruse, duke shtuar se përfshinte edhe ish-presidentin amerikan.

Më herët gjatë ditës së sotme, SHBA njoftoi masa ndëshkuese ndaj dhjetëra kompanive dhe individëve rusë, me rastin e pushtimit të Ukrainës nga ushtria ruse , ndërsa G7 vendosi edhe sanksione.

(Kosova Sot Online)