Në Malësi të Madhe sekuestrohen rreth 27 mijë fidanë kanabis

  • E.K /
  • 20 May 2023 - 10:23
Në Malësi të Madhe sekuestrohen rreth 27 mijë fidanë kanabis

Policia e Shkodrës ka sekuestruar në fshatin Gruemirë-Çesme, Malësi e Madhe rreth 27 mijë fidanë kanabis, 6300 fidanë të mbjellë në tokë dhe 20300 fidanë në kubikë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim një 55 vjeçar, banues në fshatin Polvar, si njëri prej autorëve kryesorë të tentativës për kultivim të këtyre fidanëve.

Kurse, hetimet po vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

(Kosova Sot Online)