Kurti: Është radha të përgatitemi që pas dy vitesh të kemi më shumë kryetare gra nëpër komuna

  • E.K /
  • 20 May 2023 - 11:40
Kurti: Është radha të përgatitemi që pas dy vitesh të kemi më shumë kryetare gra nëpër komuna

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në mbledhjen e dytë të Këshillit të Organizatës Gratë për Vetëvendosje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se gratë e kanë bërë Vetëvendosjen subjektin e parë në Kosovë.

“Nga zgjedhjet e 14 shkurtit, Grupi Parlamentar i VV-së doli me 23 gra deputete, apo 40 për qind. 23 gra deputetë nga 58 deputetë sa pati grupi ynë parlamentar i VV-së nga zgjedhjet e 14 shkurtit”.

Kurti po ashtu tha se se tani është koha që të ketë më shumë gra kryetare nëpër komuna.

“Tash është radha të përgatitemi që pas dy vitesh të kemi më shumë kryetare gra nëpër komuna. Angazhimi ynë duhet të jetë poshtë në komuna, jo vetëm sepse në komuna bëhemi lartë e më lartë”.

(Kosova Sot Online)