Vrasja e 15-vjeçarit, Gjykata lë në burg 4 autorët e mitur

  • E.K /
  • 20 May 2023 - 13:24
Vrasja e 15-vjeçarit, Gjykata lë në burg 4 autorët e mitur

Në Gramsh, para disa ditëve 15 vjeçari Fatjon Bici mbeti i vrarë pas goditjeve me thikë nga E.K dhe tre shokëve të tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg për 4 adoleshentët.

Pasi doli nga mësimi, 15 vjeçari Fatjon Bici pa në një rrugicë kushëririn e tij 15-vjeçar Marko Bici që po konfliktohej me 4 bashkëmoshatarë dhe ndërhyri për ta mbrojtur. Por goditjet me thikë i morën jetën adoleshentit, ndërsa kushëriri i tij mbeti i plagosur.

(Kosova Sot Online)