
Një person arratiset nga burgu, grabit bastoren

Një i burgosur është arratisur nga burgu i Idrizovës sot në mëngjes, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sapo ka dalë nga burgu ka grabitur një bastore me armë në Shkup.
Arratisja e tij nuk ka zgjatur shume sepse është arrestuar nga policia.
“Policët e Departamentit për Çështje Kriminale në Gazi Babë dhe nga Grupi Operativ Kërkimor në SPB Shkup, sot rreth orës 09:30 në zonën e Gazi Babës, kanë privuar D.K. nga Kumanova, i cili mëngjesin e sotëm është arratisur nga burgu. Mëngjesin e sotëm ai është arratisur nga IEVP Idrizovë ku ishte duke vuajtur dënimin me burg. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës dhe i njëjti do të dërgohet në IEVP për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
(Kosova Sot Online)