Murati: Ka ende shumë produkte të cilat vazhdojnë të kenë çmime përtej normales

  • E.K /
  • 20 May 2023 - 14:49
Murati: Ka ende shumë produkte të cilat vazhdojnë të kenë çmime përtej normales

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se shkalla e inflacionit për muajin prill ishte 6.3 për qind, që sipas tij, paraqet një rënie të theksuar krahasuar para disa muajve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se çmimet kanë filluar t’i kthehen normalitetit.

Në anën tjetër, Murati po ashtu theksoi se ende ka edhe shumë podukte tjera që akoma i kanë çmimet jashtë normales.

“Një litër vaj ushqimor tani mund të blihet edhe me 1.20 euro, kurse gruri ka prekur nivelin e para disa viteve me 0.22 euro/kg”.

“Megjithatë, ka ende shumë produkte tjera të cilat vazhdojnë të kenë çmime përtej normales, kryesisht si rezultat i marzhave të larta të fitimit që po aplikojnë tregtarët”, tha Murati.

(Kosova Sot Online)