Osmani e Vuçiq në të njëjtin rresht te inaugurimi i Milatoviqit

  • E.K /
  • 20 May 2023 - 15:53
Osmani e Vuçiq në të njëjtin rresht te inaugurimi i Milatoviqit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka marrur pjesë në ceremoninë inauguruese të presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë ceremoni ishte prezent edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pamja ku janë edhe Osmani edhe Vuçiqi nuk mbeti pa u komentuar, ku të dytë ishin të ulur në rreshtin e parë.

Shefi i Presidencës, Blerim Vela, citoi një diplomat europian se ka thënë që kjo përbën hapin e parë për Serbinë në respektimin e artikullit 4 të marrëveshjes së fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Një diplomat i BE-së vuri në dukje me cinizëm se pjesëmarrja e Vuçiqit së bashku me Presidenten Osmani në inaugurimin e Presidentit të ri të Malit të Zi përfaqëson hapin e parë të Serbisë në zbatimin e artikullit 4 të marrëveshjes me Kosovën për përfaqësim të veçantë në arenën ndërkombëtare. Mbase ai ka të drejtë”, ka shkruar Vela në Twitter.

(Kosova Sot Online)