Aksident i rëndë në rrugën Gjakovë-Prizren, vdes 71 vjeçarja

  • E.K /
  • 20 May 2023 - 16:06
Aksident i rëndë në rrugën Gjakovë-Prizren, vdes 71 vjeçarja

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë-Prizren, në fshatin Fshaj, ku një një grua 71 vjeçare ka humbur jetën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se në këtë aksident të lënduar kanë mbetur edhe tre persona të tjerë.

“Rreth orës 13:15 ka ndodhur aksident trafiku në fshatin Fshaj-Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren). Të përfshirë në aksident kanë qenë një veturë dhe një kamion ku për pasojë përveç dëmeve materiale, katër persona kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga të cilët (viktima femër, rreth 71 vjeçare) ka ndërruar jetë”.

(Kosova Sot Online)