Lipjan: Vdes një shofer, dyshohet se doli ta rregullonte kamionin dhe s’e frenoi mirë

  • E.K /
  • 20 May 2023 - 16:45
 Lipjan: Vdes një shofer,  dyshohet se doli ta rregullonte kamionin dhe s’e frenoi mirë

Një person ka humbur jetën në një aksident sot në hyrje-dalje të autostradës në Lipjan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Nga atje [vendi i ngjarjes] raportohet se në aksident është përfshirë një kamion. Dyshohet se drejtuesi i kamionit për shkaqe të panjohura (mund të jetë ndonjë defekt në kamion), ka dalë nga kamioni. Dyshohet se kamioni nuk është siguruar, ndalur (frenuar) mirë dhe për pasojë ka lëvizur duke aksidentuar drejtuesin e kamionit i cili ka marrë lëndime të rënda”.

Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi i aksidentuar është pa shenja jete, shtoi Krasniqi.

(Kosova Sot Online)