Vjosa Osmani uron presidentin e ri malazez: Është thelbësore të qëndrojmë të bashkuar

  • E.K /
  • 20 May 2023 - 17:41
Vjosa Osmani uron presidentin e ri malazez: Është thelbësore të qëndrojmë të bashkuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri, Jakov Milatović, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka uruar homologun Milatović për detyrën dhe ka potencuar se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë të ndërtuara mbi vlerat e përbashkëta demokratike, besimin e ndërsjellë dhe historinë e lidhjeve të fuqishme të popujve dhe shteteve.

“Përcaktimi i qartë i popullit tonë për të ardhmen tonë të përbashkët euroatlantike nënkupton domosdoshmërinë që të vazhdojmë të ndërtojmë bashkëpunimin tonë të fortë dhe të mbrojmë vlerat që ndajmë dhe për të cilat kemi luftuar shumë për t’i ndërtuar dhe ruajtur. Derisa kontinenti ynë e gjen veten në këtë pikë kritike, është thelbësore që ne të qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin dhe rrugën tonë drejt institucioneve euroatlantike”, ka theksuar Presidentja Osmani.

(Kosova Sot Online)