Arrestohet gjilanasi pasi dyshohet se kanosi ish gruan

  • A.P /
  • 21 May 2023 - 09:17
Arrestohet gjilanasi pasi dyshohet se kanosi ish gruan

Pasi dyshohet se e ka kanosur ish bashkëshorten e tij përmes telefonit, është arrestuar një burrë në Gjilan, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjilan (NN) 14.05.2023 – 16:14. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përmes telefonit ka kanosur ish bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Po ashtu me urdhëresë të gjykatës është bastisur shtëpia e të dyshuarit mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)