Në Alpet e Zvicrës rrëzohet një aeroplan më turistë

  • A.P /
  • 21 May 2023 - 13:15
Në Alpet e Zvicrës rrëzohet një aeroplan më turistë

Një aeroplan privat është rrëzuar në malet Neuchâtel, Zvicër, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas raportimeve të para, përplasja ndodhi në një zonë me pyje të dendura dhe terren të vështirë.

Terreni i thepisur, pranë kufirit të Zvicrës me Francën, e ka bërë të vështirë punën për shërbimet e shpëtimit dhe ato të policisë.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në rrëzimin e aeroplanit.

(Kosova Sot Online)