Vazhdojnë përmbytjet në disa zona të Italisë

  • A.P /
  • 21 May 2023 - 15:26
Vazhdojnë përmbytjet në disa zona të Italisë

Italia prej disa ditësh është nën pushtimin e ujit. Mediat vendase shkruajnë se moti i keq vazhdon në zonën e Emilia Romagna me shira të pandërprerë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Për shkak të përmbytjeve deri më tani numri i personave që kanë lënë shtëpitë e tyre deri më tani ka shkuar në më shumë se 36,600, ku shumica e tyre janë në zonën e Ravenës .

Sipas mediave një helikopter që kontrollonte linjat e energjisë është rrëzuar, ku si pasojë janë plagosur 4 persona dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, kryeministrja Giorgia Meloni për shkak të motit të keq ka shpejtuar kthimin e saj në Itali nga takimi i G7 që po zhvillohet në Hiroshima.

Ndërkohë si pasojë e motit të keq kanë humbur jetën të paktën 14 persona në zonat më të goditura.

(Kosova Sot Online)