Zgjedhjet në Greqi, ja sa është pjesëmarrja deri në orën 14:00

  • A.P /
  • 21 May 2023 - 16:50
Zgjedhjet në Greqi, ja sa është pjesëmarrja deri në orën 14:00

Procesi zgjedhor në Greqi ka ecur pa probleme që prej orës shtatë të mëngjesit. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Michalis Stavrianoudakis bëri me dije se pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje deri në orën 14:00 ishte 31.52%, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ndërkohë, liderët politikë kanë ushtruar të gjithë të drejtën e votës deri në orën 12:00.

“Pjesëmarrja është konfirmimi më i mirë për demokracinë”, tha presidentja Katerina Sakellaropoulou, ndërsa nga ana e tij kryeministri Kyriakos Mitsotakis theksoi se “do të vijë një ditë edhe më e mirë” . 

Presidenti i SYRIZA-s, Aleksis Tsipras nga Kypseli, ku votoi, theksoi se “ndryshimi është sot në duart e popullit tonë” .

Sondazhet nxjerrin sërish fituese partinë e kryeministrit aktual Kyriakos Mitsotakis, i ndjekur nga SYRIZA e ish kryeministrit Aleksis Tsipras. Ndërkohë që rritje pritet të ketë PASOK dhe Partia Komuniste e Greqisë. 

(Kosova Sot Online)