Moti në Kosovë: Paradite me diell, pasdite mundësi për rrebeshe me bubullimë

  • E.K /
  • 22 May 2023 - 07:57
Moti në Kosovë: Paradite me diell, pasdite mundësi për rrebeshe me bubullimë

Moti sot në Kosovë do të jetë me intervale me diell paradite, ndërsa pasdite ka mundësi që të ketë rrebeshe me bubullimë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Prishtina Weather, javën vijuese paraqiten kushte të motit më të ngrohtë mbi vend.

“Paraditeve do të ketë intervale më të gjata me diell, derisa orëve të pasdites priten zhvillime të vransirave, që më vonë lokalisht edhe shoqërohen me rrebeshe shiu dhe bubullima. Aty këtu priten mundësi edhe për breshër dhe erëra më të fuqishme me zhvillime të rrebesheve. Temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 21C e 25C, e ato minimale 9C deri 12C.”

(Kosova Sot Online)