Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite janë dhjetëra pika

  • E.K /
  • 22 May 2023 - 08:12
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite janë dhjetëra pika

Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në rend dite janë dhjetëra pika të seancave të kaluara.

Pikë e rendit të ditës është interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

(Kosova Sot Online)