Aksident i rëndë në mes autobusit dhe veturës, lëndohen gjashtë persona

  • E.K /
  • 22 May 2023 - 08:45
Aksident i rëndë në mes autobusit dhe veturës, lëndohen gjashtë persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në aksin rrugor Qafë Thanë – Prrenjas, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë aksident u përfshinë një autobus dhe një makinë.

Pas përplasjes, makina shpërtheu në flakë dhe për pasojë mbetën të lënduar 6 persona, dy prej tyre në gjendje më të rëndë.

Ende nuk dihet se cilat kanë shkaqet dhe se si ka ndodhur ky aksident.

(Kosova Sot Online)