Burri shqiptar e qëllon gruan tre herë me thikë në sy të vajzës 16-vjeçare

  • E.K /
  • 22 May 2023 - 09:00
Burri shqiptar e qëllon gruan tre herë me thikë në sy të vajzës 16-vjeçare

Një 54-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi ka tentuar të vrasë gruan e tij 42-vjeçare duke e goditur disa herë me thikë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ka ndodhur në sy të vajzës 16-vjeçare të çiftit.

Kjo ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve që kishte çifti.

Gruaja ndodhet në spital,e cila është në gjendje të rëndë për shkak të dëmtimeve në mushkëri.

(Kosova Sot Online)