Ferizaj: Persona të panjohur hyjnë me forcë në një shtëpi, vjedhin stoli, ari, para

  • E.K /
  • 22 May 2023 - 10:33
Ferizaj: Persona të panjohur hyjnë me forcë në një shtëpi, vjedhin stoli, ari, para

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Dardani në Ferizaj, shkruan “Kosova Sot Online”.

Viktima ka raportuar se persona të panjohur ka depërtuar me forcë në shtëpinë e tij të cilën e kanë demoluar dhe kanë vjedhur stoli ari, para kesh dhe një pushkë gjuetie.

Rasti lidhur me këtë vjedhje është duke u hetuar.

“VJEDHJE E RËNDË-Fsh. Dardani, Ferizaj 21.05.2023 – 13:15. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshuar të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij te cilët kishin demoluar si dhe kanë vjedhur: stoli ari, para kesh dhe një pushkë gjuetie. Rasti është duke u hetuar.”

(Kosova Sot Online)