Konjufca: Kur është puna për UÇK-në po kërkohet drejtësi, por jo edhe për masakrat e Serbisë në Kosovë

  • E.K /
  • 22 May 2023 - 11:16
Konjufca:  Kur është puna për UÇK-në po kërkohet drejtësi, por jo edhe për masakrat e Serbisë në Kosovë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në 24-vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës, e ka quajtur atë aktin më të shëmtuar që bëri Serbia në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Konjufca ka thënë se edhe pse kanë kaluar 24 vjet, ende nuk ka drejtësi.

Konjufca ka shtuar se kur është puna për gjykimin e UÇK-së ka drejtësi, kurse për masakrën e Burgut të Dubravës nuk është shpallur asnjë i dënuar.

“Jemi këtu për ta kujtuar aktin më të shëmtuar që e bëri Serbia. Ndonëse kanë kaluar 24 vjet dhe përgjegjësia është e shtetit serb, ende fatkeqësisht nuk ka drejtësi. I shoh edhe familjarët që për 24 vjet jetojnë me peshën e padrejtësisë. Kur është puna për UÇK po ka drejtësi e për forcat paramilitare serbe, me përgjegjësi të qartë që dihet për gjithë fushatën e gjenocidit që e ka bërë në Kosovë, nuk po ka drejtësi”, tha Konjufca.

(Kosova Sot Online)