Për herë të dytë në Shqipëri 'Defender'/ Kim: Bashkimi bën fuqinë

  • A.P /
  • 22 May 2023 - 13:50
Për herë të dytë në Shqipëri 'Defender'/ Kim: Bashkimi bën fuqinë

Në aktivitetin e nisjes së stërvitjes “Defender Europe 2023”, ku trupat dhe mjetet ushtarake amerikane, shqiptare dhe partnere kanë zbarkuar në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza”, ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka përcjellë mesazhe mbi aleancën e dy vendeve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ky është një moment i jashtëzakonshëm. Jemi me fat që jemi këtu. Një Shqipëri e ndryshuar dhe kjo është historike në një Shqipëri demokratike. Jemi këtu si aleatë, miq dhe partnerë. Dikur të ndarë veçmas, tani aleatë të NATOs. SHBA dhe Shqipëria janë më të bashkuar se kurrë. Po kujtoj fjalët e heroit kombëtar Skëndërbeu se “bashkimi bën fuqinë”.  Shqipëria dhe SHBA po bëjnë më shumë se kurrë së bashku. Ne kemi ngritur 2 pranitë e para të SHBA në Shqipëri. Këto arritje, tregojnë ritmin e rritur të marrëdhënieve tona ushtarake. Partneritetet ndërkombëtare më të rëndësishme se kurrë. Defender Europe 2023 tregon gatishmërinë ushtarake të aleatëve të NATO-s. Ky do të na tregojë se së bashku me aleatët tonë, ne mund të kryejmë çdo mision. Ju falenderoj që zgjodhët të mbronit vendin tuaj, jam krenare që qëndroj krah jush. Së bashku me Shqipërinë, do të vazhdojmë të bëjmë historinë. Jemi krenarë që e quajmë Shqipërinë aleate dhe mike dhe që qëndrojmë krah për krah me Shqipërinë.”


(Kosova Sot Online)