Aksident tragjik në Itali, lëndohet rëndë shqiptari, vdes një italian

  • E.K /
  • 22 May 2023 - 13:58
 Aksident tragjik në Itali, lëndohet rëndë shqiptari, vdes një italian

Një 40-vjeçar ka humbur jetën dhe është plagosur rëndë një 38-vjeçar, në një aksident të rëndë që ka ndodhur në Komo të Italisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktima, ishte duke drejtuar një Smart i cili në kryqëzimin për Solbiate u përplas kokë më kokë me një Fiat Tipo në të cilën udhëtonte një shqiptar 38-vjeçar me banim në Romë.

Mësohet se gjendja e shqiptarit mësohet se është e rëndë.

(Kosova Sot Online)