Një 4-vjeçar në Mitrovicë përpinë monedhën 2 euroshe, mjekët ja largojnë nga lukthi

  • E.K /
  • 22 May 2023 - 14:19
Një 4-vjeçar në Mitrovicë përpinë monedhën 2 euroshe, mjekët ja largojnë nga lukthi

Një fëmijë i moshës 4 vjeçare nga Mitrovica, kishte përpirë një monedhë metalike, e cila kishte depërtuar në lukth duke i rrezikuar shëndetin, shkruan “Kosova Sot Online”.

Pas komplikimit të shëndetit të fëmiut, fëmija u shtri në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK.

Përmes metodave endoskopike, fëmijës i është larguar monedha metalike nga lukthi.

Fëmiu tani është mirë.

Kurse, mjekët kanë bërë apel të prindërit që të kenë kujdes, që të mos i lejojnë fëmijët që monedha ose gjësende të imta, pasi mund ti gëlltisin ato, pasi mund të shkaktojnë probeleme në shëndetin e tyre.

(Kosova Sot Online)