Arrestohet një 49-vjeçar për vrasjen në tentativë të ndodhur në Mamushë

  • E.K /
  • 22 May 2023 - 14:52
Arrestohet një 49-vjeçar për vrasjen në tentativë të ndodhur në Mamushë

Policia e Prizrenit sot ka arrestuar 49-vjeçarin A.B., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë, e ndodhur me 6 maj të këtij vitit në Mamushë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Me datën 22.05.2023, rreth orës 13:00, nga ana e policëve hetues të Sektorit Rajonal të hetimeve të DRP të Prizrenit është identifikuar dhe është lokalizuar vendqëndrimi i tij dhe është arrestuar i dyshuari A.B. (49-vjeç), për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm për kryerje të veprës “Vrasje në tentativë” me datë 06.05.2023 të ndodhur në fshatin Mamushë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të dyshuarit A.B., i është gjetur në posedim dhe më pas është sekuestruar nga krim-tekniku në cilësinë e dëshmisë materiale një armë zjarri: Pistoletë, model EKOL JACKAL dhe një karikator.

(Kosova Sot Online)