Murphy: Marrëdhënia mes Kosovës dhe ShBA-së është e fuqishme dhe do të fuqizohet edhe më tej

  • E.K /
  • 22 May 2023 - 15:02
Murphy: Marrëdhënia mes Kosovës dhe ShBA-së është e fuqishme dhe do të fuqizohet edhe më tej

Senatori amerikan, Chris Murphy, ka thënë se SHBA dhe Kosova kanë një marrëdhënie të fuqishme dhe se do të fuqizohet edhe më tutje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pas takimit që pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ai ka thënë se kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për miqësinë Kosovë-ShBA.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë gjithçka që është e mundur në rrugëtimin transatlantik të Kosovës dhe rrugëtimin evropian. Më vjen mirë për marrëveshjen e fundit që është arritur në Bruksel që përfshin njohjen e ndërsjellë të dokumenteve zyrtare”.

“Mos u lajthitni marrëdhënia mes Kosovës dhe ShBA-së është e fuqishme dhe do të fuqizohet edhe më tej”, ka thënë Murphy.

(Kosova Sot Online)