Lirohet nga detyra Drilon Gashi, këshilltari i Konjufcës i dënuar për rrahjen e gruas

  • E.K /
  • 22 May 2023 - 15:12
Lirohet nga detyra Drilon Gashi, këshilltari i Konjufcës i dënuar për rrahjen e gruas

Drilon Gashi, këshilltari i kryeparlamentarit Glauk Konjufca sot është liruar nga detyra, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të Konjufcës ka treguar se Gashi është liruar sot nga detyra.

“Po, sot është liruar nga detyra”, tha ai.

Gjykata Themelore e Pejës e kishte dënuar Gashin me vërejtje gjyqësore për lëndim të lehtë trupor ndaj gruas së tij. Ai më 30 dhjetor 2017 e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

(Kosova Sot Online)