Gërvalla: Beogradi zyrtar në vazhdimësi refuzon të zbatojë marrëveshjen e 27 shkurtit

  • A P /
  • 22 May 2023 - 21:04
Gërvalla: Beogradi zyrtar në vazhdimësi refuzon të zbatojë marrëveshjen e 27 shkurtit

Shpresoj që Presidenca suedeze e Këshillit të Bashkimi Evropian të ketë rezultate konkrete në bisedat që po bën me anëtarët e tjerë të Unionit në lidhje me aplikimin e Kosovës për në BE, ka deklaruar ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këto deklarata, Gërvalla i bëri pas takimit në Bruksel të ministrave të BE-së, ku në Këshillin e Punëve të Jashtme u diskutua për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Gërvalla tha se në këtë takim e kanë paraqitur qartë pozicionin e Kosovës në lidhje me raportet me Serbinë ndërsa kanë kujtuar se Beogradi zyrtar në vazhdimësi refuzon të zbatojë marrëveshjen e 27 shkurtit të arritur në Bruksel dhe aneksin e saj të 18 marsit në Ohër.

(Kosova Sot Online)