Publikohet fotoja e kosovares së vrarë në Gjermani

  • E.K /
  • 23 May 2023 - 08:06
Publikohet fotoja e kosovares së vrarë në Gjermani

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në një parking në Aachen të Gjermanisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kosovarja 28-vjeçare që u vra nga partneri i saj i ndarë është Jetmira Beka nga Mitrovica.

Fotoja dhe njoftimi për vdekjen e saj është publikuar nga një familjar i viktimës dhe i njëjti është shpërndarë edhe nëpër media.

Raportohet se i dyshuari ishte vetëdorëzuar në polici.

(Kosova Sot Online)