
Vlerësimi i Hoxhë Sinanit për inteligjencën artificiale, e krahason me një figurë mitike në Islam

Ajni Sinani, hoxhë me profesion dhe kryetar i Kuvendit të BIK-ut, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar zhvillimet teknologjike në sferën e inteligjencës artificial, përcjell “Kosova Sot Online”.
Hoxha ka shkruar se Inteligjenca artificial do të shkaktojë probleme të shumta.
“Inteligjenca artificiale do të shkaktoj probleme të shumta. Shumë shpejt njerëz të pandërgjegjshëm do mund të marrin zërin dhe pamjen tonë dhe të bëjnë montazh duke vendosur fjalë që nuk i kemi thënë asnjëherë. Do të duket sikur jemi vetë ne. Tashmë kanë filluar gazetare të inteligjencës artificiale të udhëheqin emisione! Çdo ditë e më afër kohës së Dexhallit!”, shkroi ai.
(Kosova Sot Online)