Aksident tragjik, vdes 17-vjeçari

  • E.K /
  • 23 May 2023 - 08:38
Aksident tragjik, vdes 17-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur mbërëmë në Tiranë, ku një 17 vjeçar ka humbur jetën, shkruan “Kosova Sot Online”.

I mituri Sh.V, duke drejtuar një automjet tip "Benz" ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Baldushk rreth orës 22:30 të mbrëmjes së kësaj të hëne

Rasti lidhur me këtë aksident është duke u hetuar.

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.05.2023, rreth orës 22:30, në Baldushk, shtetasi Sh. V., 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh. V., ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.

(Kosova Sot Online)