4 vjeçari dyshohet se ra në kanalin e Ibër-Lepencit, vazhdon edhe sot kërkimi për ta gjetur

  • E.K /
  • 23 May 2023 - 08:52
4 vjeçari dyshohet se ra në kanalin e Ibër-Lepencit, vazhdon edhe sot kërkimi për ta gjetur

Policia dje ka pranuar informatën se në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4 vjeçar ka rënë në kanalin e Ibër-lepencit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Edhe pas kërkimeve deri në orët e mbrëmjes i mituri nuk është gjetur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se mbrëmë është ndalë kërkimi, kurse sot pritet të filloj përsëri kërkimet për fëmiun 4 vjeçar.

(Kosova Sot Online)