Policia e Kosovës tregon detaje për zhdukjen e 4-vjeçarit nga Vushtrria

  • E.K /
  • 23 May 2023 - 09:47
Policia e Kosovës tregon detaje për zhdukjen e 4-vjeçarit nga Vushtrria

Një nënë nga Akrashtica e Vushtrrisë ka informuar dje policinë se djali i saj i mitur, 4 vjeçar se dyshohet të këtë rënë në kanalin me ujë të Ibër-Lepencit, shkruan “Kosova Sot Online”.

Njësitët shpëtues kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Njësitë përkatëse janë duke u marrë me rastin, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR/Fsh. Akrashticë, Vushtrri 22.05.2023 – 18:30. Ankuesja femër kosovare ka informuar se djali i saj katër vjeçar dyshohet të këtë rënë në kanalin me ujë të Ibër-Lepencit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse të kërkim shpëtimit. Njësitë përkatëse janë duke u marrë me rastin ende.

(Kosova Sot Online)