Policia tregon detaje për vjedhjen e 200 mijë eurove në Teqenë e Madhe në Gjakovë

  • E.K /
  • 23 May 2023 - 10:24
Policia tregon detaje për vjedhjen e 200 mijë eurove në Teqenë e Madhe në Gjakovë

Policia e Kosoës, ka dhënë detaje për vjedhjen e parave në Teqenë e Madhe në Gjakovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në raport thuhet se një person ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe prej aty kanë vjedhur dy kasaforta.

Sipas ankuesit, në kasaforta ka pasur para për gatshme, disa çelësa personal dhe disa stoli ari.

Rasti lidhur me këtë vjedhje është në procedurë hetimore.

“VJEDHJE E RËNDË- Rr. Mazllum Lakuci, Gjakovë 22.05.2023 – 08:14. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur dy kasaforta. Sipas ankuesit, në kasaforta kishte para të gatshme në vlerrë të konsiderueshme, disa çelësa personal, dhe disa stoli të arit. Rasti në procedurë hetimore.”

(Kosova Sot Online)