Xhelal Sveçla: Migrimi mbetet një sfidë për shtetin e Kosovës

  • E.K /
  • 23 May 2023 - 10:32
Xhelal Sveçla: Migrimi mbetet një sfidë për shtetin e Kosovës

Ministri i Punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se migrimi mbetet një sfidë për shtetin e Kosovës, rajonin dhe më gjerë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sevçla ka shtuar se qëllimi i ture primar ka qenë dhe mbetet parandalimin i migrimit të parregullt.

“Zgjerimi i kapaciteteve dhe infrastrukturës për pritjen dhe trajtimin e migrantëve që është pjesë e këtij projekti, reflekton prioritetet dhe politikat tona shtetërore për: menaxhim të lëvizjeve migratore, si dhe trajtimin e migrantëve sipas standardeve ndërkombëtare dhe parimeve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut etj”, ka thënë Sveçla.

“Zhvillimet e ndryshme sidomos luftërat dhe konfliktet detyrojnë largimin dhe migrimin nga vendet e ndryshme të botës, të cilët lëvizin përmes rajonit të Ballkanit Perëndimor. Andaj, prioriteti jonë ka qenë dhe mbetet parandalimin i migrimit të parregullt, duke luftuar grupet kriminale që merren me kontrabandim me migrantë, si dhe duke zgjeruar infrastrukturën dhe përmirësuar shërbimet për pritjen, akomodimin dhe trajtimin e dinjitetshëm të migrantëve dhe aplikuesve për mbrojtje ndërkombëtare”, theksoi ministri Sveçla.

(Kosova Sot Online)