E dhimbshme: Gjendet trupi i pajetë i 4 vjeçarit që ra në kanalin e Ibër-Lepencit

  • E.K /
  • 23 May 2023 - 12:46
E dhimbshme: Gjendet trupi i pajetë i 4 vjeçarit që ra në kanalin e Ibër-Lepencit

Trupi i pajetë i 4-vjeçarit është gjetur, i cili kishte rënë në kanalet e Ibër-Lepencit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Raportohet se trupi është gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit ne fshatin Bukosh të Vushtrrisë.

Që nga dita e djeshme ai ishte raportuar si i zhdukur, kurse nga momenti i raportimit kanë dalë FSK dhe Policia e Kosovës, në kërkim të tij, ai është gjetur pak çaste më parë pa shenja jete.

Nga Policia e Kosovës ende s’janë deklaruar për këtë rast tagjik.

(Kosova Sot Online)