Dreshaj: Ligji i pagave është një tmerr, për dikë është nënë e për dikë njerkë

  • E.K /
  • 23 May 2023 - 13:37
Dreshaj:  Ligji i pagave është një tmerr, për dikë është nënë e për dikë njerkë

Deputeti, Shemsedin Dreshaj, në një konferencë për media, theksoi se shqetësuese për Kosovën mbetet ikja e personelit shëndetësor, ku ka treguar edhe arsyejet e largimit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dreshaj ka treguar se vitin e kaluar nga Kosova janë larguar 640 infermiere.

Kurse, ai ka shtuar se vetëm këto tre mujat e fundit 104 mjekë janë larguar nga vendi.

Po ashtu, Dreshaj ka shtuar siç thotë ai “Ligji i pagave është një tmerr, është për dikë nënë e për dikë njerkë”.

“Situata e rëndë që është duke mbretëruar në sistemin shëndetësor të Kosovës, nga një qeverisje ekperimentale, me recikilime të personave të cilët nuk kanë përformuar asnjëherë si duhet në asnjërin nga sektorët, në veçanti kjo vlen për shëndetësinë. Brengë për vendin, e për secilin qytetarë është ikja e personelit mjekësor nga Kosova në vendet e perëndimit ose nga sektori publik në sektorin privat. Vetëm vitin e kaluar rreth 640 infermiere kanë lëshuar Kosovën, ndërsa vetëm këta tre muajt e parë 104 mjekë, kanë ikur nga vendi në perëndim. Në momentin e largimit këta e nënshkruajnë një deklaratë ku citojnë arsyeje e ikjes dhe ato janë, kushtet e punës, paga e padinjitetshme dhe shkollimi specialistik joadekuat. Ligji i pagave është një tmerr, është për dikë nënë e për dikë njerkë. Nuk ka rrezikshmëri në vendin e punës, nuk respektohet përvoja e punës, nuk bëhet kompensimi për punë gjatë ditëve të vikendit për infermierë. Po ashtu, ballafaqohen me dështimin e radhës që është obligativ për qeverisjen e vendit, siç është ligji për shëndetësi, tre herë ka qenë në agjendën legjislative dhe asnjëherë nuk është ardhë deri në përmbyllje”, tha Dreshaj.

(Kosova Sot Online)