Berisha: Komisionerët ishin punonjës të bashkive socialiste

  • A.P /
  • 23 May 2023 - 13:55
Berisha: Komisionerët ishin punonjës të bashkive socialiste

Kryedemokrati Sali Berisha tha në takimin e sotëm të kryesisë se qeveritarët dhe zyrtarët socialistë janë sjellë si terroristë elektoralë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Qeveritarët dhe zyrtarët janë sjellë si terroristë elektoralë.

Si kurrë ndonjëherë më parë, gjatë këtyre ditëve po takoj kandidatë, drejtues dhe po përpiqemi të nxjerrim shumësinë e faktorëve.

Por kjo ishte një garë e presioneve terroriste në rrafshin psikologjik, të ministrave, zëvendësministrave, zyrtarëve si asnjëherë më parë.

Belinda Balluku arrin gjer aty sa thërret në kërcënim të hapur në shtab, vëllanë e kandidatit tonë në Mat dhe i thotë: Ç’punë ke ti me fushatën elektorale?

Me dhjetëra e dhjetëra demokratë në Bulqizë u kërcënuan që të mos marrin pjesë në komisione. Administrata u soll si një polici e shëmtuar politike.

Individë që takonin kandidatët tanë, merreshin në proces, një çerek ore, pesë minuta mbrapa. Pse e takove, ç’punë ke ti me të, ç’punë ke me zgjedhjet? Kjo ka ndodhur në Elbasan, kjo ka ndodhur kudo.

Në qendrat e votimit, një pushtim i qendrave të votimit kudo në kundërshtim flagrant me ligjin nga punonjës të administratës.

Me qindra, në mos mijëra qendra, në kundërshtim flagrant me ligjin, komisionerët ishin punonjës të bashkive socialiste,” tha Berisha.

(Kosova Sot Online)