Gjetja e trupit të pajetë të fëmijës 4 vjeç, FSK: Dolëm në vendin e ngjarjes dje në orët e vona të pasditës

  • E.K /
  • 23 May 2023 - 14:34
Gjetja e trupit të pajetë të fëmijës 4 vjeç, FSK: Dolëm në vendin e ngjarjes dje në orët e vona të pasditës

Forca e Sigurisë së Kosovës kanë gjetur sot trupin e pajetë të fëmiut 4 vjeçar në kanalin e Ibër Lepencit në Mitrovicë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Forca e Sigurisë së Kosovës që u angazhua në këtë operacion, tha se ishin në kërkim të 4-vjeçarit që nga pasdita e djeshme.

FSK-ja ka treguar se trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.

Postimi i plotë:

FSK-ja gjen trupin e pajetë të fëmijës 4 vjeçar

Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur ta gjej pa shenja jetë trupin e fëmijës katërvjeçar i cili kishte rënë në kanalin e Ibër-Lepencit në Mitrovicë.

Fëmija ishte i raportuar i zhdukur që nga dita e djeshme, ndërsa trupat e FSK-së kanë dalë në vend ngjarje dje në orët e vona të pas ditës, pas kërkesës së Qendrës së Situatave, duke angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit malor, ujor dhe K9 të Gardës Kombëtare, të cilat kanë punuar në koordinim me Policinë e Kosovës.

Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.

(Kosova Sot Online)