Idrizi: Do të marrim masa për sigurimin e kanalit të Ibër Lepencit

  • A.P /
  • 23 May 2023 - 17:27
Idrizi: Do të marrim masa për sigurimin e kanalit të Ibër Lepencit

Nga humbje e jetës së një fëmije 4 vjeç, trupi i pajetë i të cilit u nxor sot nga kanali i Ibër Lepencit,  është shprehur i tronditur kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Vërtet më tronditi kjo”, tha Idrizi.

“Kanali i Ibër Lepencit ka ditur shpesh të marrë jetëra të banorëve të Vushtrrisë, fëmijëve”, tha ai, duke thënë se do ta ngris në nivel komunal “mënyrën e sigurimit të kanalit”.

“Është një moment i rëndë jo vetëm për familjen”, tha kryetari i Vushtrrisë, i cili tha se po kthehet nga një vizitë që e kishte pasur në Gjermani.

(Kosova Sot Online)