Këshilli Prokurorial i Kosovës merr një vendim

  • A.P /
  • 23 May 2023 - 17:37
Këshilli Prokurorial i Kosovës merr një vendim

Në takimin e 230-të të mbajtur të martën, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK),  ka vendosur që dy prokuroret e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Ajtene Zoni dhe Albana Parduzi, të transferohen përkohësisht për një periudhë prej 6 muajve, në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky vendim është marrë pas kërkesës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ismet Ujkani, për transferimin e një numri të prokurorëve nga prokuroritë tjera.

Këtë kërkesë kryeprokurori Ujkani e ka bazuar në gjendjen e jashtëzakonshme të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, për shkak të mungesës së prokurorëve, veçanërisht në Departamentin e Përgjithshëm, ku aktualisht është i angazhuar vetëm prokurori Arjan Xhema.

Pas dorëheqjeve të prokurorëve serbë, me vendim të U.D. të kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë janë transferuar tre prokurorë, Halim Borovci dhe Zef Prendrecaj nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Ajtene Zoni nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

(Kosova Sot Online)