Mbyllet votimi për turqit që jetojnë jashtë vendit

  • A.P /
  • 23 May 2023 - 18:08
Mbyllet votimi për turqit që jetojnë jashtë vendit

Rreth 3.4 milionë turq që jetojnë jashtë Turqisë kishin të drejtë të votonin në balotazhin midis presidentit aktual Rexhep Tajip Erdogan dhe kreut të koalicionit opozitar, Kemal Kilicdaroglu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Fletët e fundit të votimit nga votuesit jashtë vendit u dërguan nga ambasadat dhe konsullatat turke në mbarë botën të martën, ndërsa Ankaraja po përgatitet për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të saj të planifikuar për të dielën e ardhshme.

Në raundin e parë votuan mbi 1.7 milionë turq që nuk jetojnë në Turqi.

Ekspertët thonë se këto vota nga diaspora turke mund të jenë vendimtare në përcaktimin e fituesit në raundin e dytë.


(Kosova Sot Online)